Automatizim industrial, nga Ferizaj
Sinustek shet frekuentorë dhe pajisje të tjera automatizimi dhe ofron mbështetje teknike për to.
Sinustek është kompani tregtare me seli në Ferizaj, Kosovë. Furnizojmë elektricistë, ekipe mirëmbajtjeje dhe industri me pajisje për kontrollin e motorëve dhe automatizim, nga prodhues të njohur.
Çfarë ofrojmë
- Frekuentorë për industri dhe për pompa uji
- Soft-startera
- Shëndërrues AC/DC (furnizues rryme)
- PLC, ekrane HMI, kontrollues dhe kohëmatës
- Pjesë përcjellëse: rezistorë frenimi, sensorë presioni, panele komandimi dhe kabllo
Markat
Punojmë me Delta Electronics, SAJ dhe Santerno për frekuentorë, soft-startera, furnizues rryme dhe automatizim, si dhe me Keller për sensorë presioni. Të gjitha produktet janë origjinale nga prodhuesi.
Mbështetje teknike
Nuk shesim vetëm pajisjen: ju ndihmojmë të zgjidhni modelin e duhur për motorin dhe aplikimin tuaj dhe ofrojmë mbështetje teknike për produktet që shesim.
Nuk e dini cilin model ju duhet?
Na tregoni fuqinë e motorit (kW), tensionin dhe aplikimin, dhe ju sugjerojmë modelin.
Kërko ofertë